Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për 1 Maj do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia”.
Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se do të lejohen vetëm autobusët e linjës 4.
“Kryetari i Kryeqytetit ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtirm të parkut “Gërmia”, përveç autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente.Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali”, thuhet tutje në njoftim.