Ndalohet sasi e fillerëve për botoks në Pikën Kufitare të Vërmicës

Ndalohet sasi e fillerëve për botoks në Pikën Kufitare të Vërmicës

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme të produkteve farmaceutike gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet të transportit të udhëtarëve, pasi pavarësisht deklaratës së shoferit se nuk kishte mallra për deklarim, gjatë kontrollit të detajuar është zbuluar një çantë shpine e mbushur me fillerë për botoks. Pala e përfshirë nuk posedonte faturë apo dokumentacion përkatës që vërteton origjinën apo qëllimin e përdorimit të këtyre produkteve.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj personit përgjegjës është inicuar procedurë për kundërvajtje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke vepruar me kujdes në çdo rast që paraqet rrezik për tregun dhe sigurinë publike.

Related Articles