Ndëpritet seanca në rastin e 53-milionëshit, kjo është arsyeja

Ndëpritet seanca në rastin e 53-milionëshit, kjo është arsyeja

Me të nisur seanca, është ndërprerë rigjykimi i ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe ish-zyrtarëve të kësaj ministrie, Eset Berisha, Nebih Shatri e Besim Tahiri, në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Avokatja Teutë Xhema, e cila mbron të akuzuarin Berisha, ka parashtruar kërkesë për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra nga kjo çështje. Në arsyetim, avokatja Xhema u shpreh se gjyqtarja nuk është e paanshme. Pas kësaj, seanca u ndërpre deri në një vendim të kryetares së Gjykatës.

Rasti i njohur si “53-milionëshi”, ku Pal Lekaj dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës ishin gjetur fajtorë, do të trajtohet sërish nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Nga shkalla e parë, katër të akuzuarit ishin gjetur fajtorë, por në shkurt të këtij viti Apeli ktheu rastin në rigjykim, me arsyetimin se në aktgjykimin dënues gjeti gabime në procedurë dhe vlerësim të provave.

Related Articles