Policia e Shtetit para pak minutash ka ndërhyrë në protestën e organizuara nga Sali Berisha para Partisë Demokratike.
Policët kanë hedhur gazlotsjellës, duke larguar protestuesit.
Protesta është shoqëruar me tensione të shumta, ndërkohë një person është lënduar.
Komunikata e Policisë:
Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:
Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.
Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin./Gazeta Enigma/