Nderim Nexhipi: Ballkani po vërteton që është skuadër serioze, arritjet janë të jashtëzakonshme

Nderim Nexhipi: Ballkani po vërteton që është skuadër serioze, arritjet janë të jashtëzakonshme

Ballkani është shumë afër arritjes në fazën e grupeve të Conference League.

Skuadra nga Suhareka mposhti në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të Play Offit skuadrën e BATE me rezultat 4-1.

Ish drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi në emisionin “Kampionët” në “Kanal 10” komentoi arritjet e Ballkanit.

“Ballkani është një prej klubeve më të organizuara, hyrja në grupe do të jetë një sukses të madh, kemi ndërtuar një ekip shumë të mirë, rezultatet e Ballkanit nuk janë të rastësishme”, tha fillimisht ai.

“Trajneri Ilir Daja nuk ka qenë në plan pasi ishte te Partizani, ka qenë interesante pasi Partizani mbylli kontratën me Dajën dhe ne kishim interesim. Ndihma e trajnerit Daja është shumë me rëndësi, këto rezultate kanë qenë të jashtëzakonshme.

Ajo që bëmë vjet, debutimi në Evropë në grupe, ka qenë një arritje të jashtëzakonshme, të përsëritet edhe njëherë tregon seriozitetin që ka ky klub”.

Related Articles