“Ndërkombëtarët e thërrasin Kurtin për ta kërcënuar”

“Ndërkombëtarët e thërrasin Kurtin për ta kërcënuar”

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se thirrjet telefonike midis kryeministrit Albn Kurti dhe ndërkombëtarëve ndodhin për ta kërcënuar, për t’i komunikuar sanksione apo për t’i paralajmëruar masa të reja.

Kështu është shprehur ai derisa ka folur për bisedën e fundit të Kurtit me emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, para dy ditësh.

“Komunikimi (me Escobarin v.j.) është i kësaj natyre, e thërrasin për ta kërcënuar, për t’i komunikuar sanksione, për ta paralajmëruar për masa të reja – ky është raporti që ka Kosova me SHBA-në e Bashkimin Evropian”, ka thënë ai të enjten në “Interaktiv” të Ktv-së.

Ai ka shtuar se deklarata e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në raport me Kosovën dhe masat e vendosura nga BE-ja tregojnë që Qeveria nuk mund të qeverisë në një pjesë të territorit të vendit.

“Deklarata e Borrellit dhe deklarata që ka dhënë Brukseli në raport me Kosovën dhe masat që i ka vendosur BE-ja tregojnë dy gjëra, që është një pjesë e territorit të Kosovës të cilën Qeveria e Kosovës me seli në Prishtinë nuk po mund të qeverisë dhe mendoj që kjo është temë shumë serioze, së dyti qëllimi kryesor i Serbisë ka qenë prej fillimit që Perëndimi ta humbë besimin në Kosovën. Duhet t’i kuptojmë në politikë se cilat janë limitet tona”, ka thënë ai.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se kryetarët e katër komunave veriore duhet të jenë serbë, ashtu siç shqiptarët duan që kryetarët e Tuzit e Tetovës të jenë shqiptarë, pasi shumica e banorëve i përket atij komuniteti.

Related Articles