Ndërmjetësuesit në futboll morën 452 milionë euro nga komisionet në vitin 2021

Ndërmjetësuesit në futboll morën 452 milionë euro nga komisionet në vitin 2021

Tarifat e paguara për shërbimet e menaxherëve si ndërmjetësues kanë arritur shifrën e 452.16 milionë euro në vitin 2021, sipas raportit ‘Ndërmjetësit në Transferimet Ndërkombëtare’ të publikuar sot nga FIFA.

Në vitin 2021, plot 17,945 transferime lojtarësh profesionistë u regjistruan në TMS. Nga këto transferime, 3545 apo 19.8 për qind kanë pasur ndërhyrjen e të paktën një ndërmjetësi.

Në klubet evropiane ka një përqindje prej 95.8 apo 452 milionë eurove të shpenzuara në komisionet për ndërmjetës.

Ibrakadabra

Klubet nga Anglia (117.96 milionë euro), Gjermania (74.77 milionë euro), Italia (65 milionë euro), Spanja (30.8 milionë euro), Franca (26 milionë euro) dhe Portugalia (26 milionë euro), përbënin vetëm 77% të totalit botëror.

Megjithëse shpenzimet globale të klubeve për transferime kanë ranë për të dytin vit radhazi (rënie prej 13,9 për qind në vitin 2021 dhe 23,4 për qind në vitin 2020).

Kjo rënie nuk çoi në ulje të shpenzimeve për komisionet ndaj ndërmjetësve, të cilat mbetën në të njëjtin nivel si në vitin 2020 dhe madje regjistroi një rritje të lehtë prej 0.7 për qind.

Sipas një raporti tjetër të përgatitur nga FIFA këtë vit, gjatë dekadës së fundit janë paguar 3.1 miliardë euro për shërbime ndërmjetëse në transferimet ndërkombëtare.

Reformë gjithëpërfshirëse e sistemit të transferimeve

Që nga viti 2017, dhe në përputhje me planin e veprimit të Infantinos, FIFA ka ndërmarrë një hap gjigant drejt krijimit të një sistemi transferimi më të drejtë dhe më transparent dhe Këshilli i FIFA-s ka miratuar reformat. Rregullorja e re e Agjentëve të Futbollit të FIFA-s do të hyjë në fuqi në vitin 2022.

Gianni Infantino

Agjentët e udhëhequr nga Mino Raiola, Jonathan Barnett dhe Pedro Bravo kundërshtojnë me forcë ndryshimin që kërkon të vendosë kufirin prej tre për qind të komisionit, si dhe krijimin e një ‘shtëpie pastrimi’ ose bankë që do të kontrollojë lëvizjet e të gjitha palëve, duke garantuar pagesën e operacioneve për të gjitha palët, duke përfshirë klubet stërvitore.

Related Articles