Nderohet me mirënjohje për kontributin në futboll Abdulla Syla

Nderohet me mirënjohje për kontributin në futboll Abdulla Syla


Komuna e Gjilanit ka ndarë mirënjohje për Abdulla Sylën, për kontributin jetësor në sportin e footballit, raporton Gazeta Enigma.

I lindur më 29 shtator 1956 në Livoq, Abdulla Syla, i njohur nga të gjithë si “Dulla”, u bë një figurë që e lidhi jetën me futbollin.

“Që nga ditët e para të themelimit të SC Gjilanit, ai ishte pjesë e pandashme e klubit, duke shërbyer në role të ndryshme si drejtues, sekretar dhe përfaqësues në komisione të shumta pranë strukturave futbollistike vendore”.

Njoftimi u bë nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës.

“Në vitet ’80, dha provimin për arbitër dhe më pas ishte ndër themeluesit e Shoqatës së Arbitrave në Gjilan, duke lënë gjurmë të rëndësishme edhe në këtë fushë. Për vite me radhë u vlerësua si një nga punëtorët sportiv më të dalluar të komunës”, theksohet në njoftim.

Syla sipas Komunës “u dallua për thjeshtësinë, dashurinë dhe përkushtimin e tij pa kushte ndaj futbollit”.

Njoftimi i plotë:

Related Articles