Ndeshja kampionale në mes të Nice dhe Marseile në Ligue 1, është ndërprer pasi është goditur një futbollist i skuadrës mysafire me shishe nga publiku.
Ky akt i tifozërisë ka ardhur në minutën 75 kur rezultati ishte 1:0 në favor të ekipit vendës, me golin e shënuar nga Kasper Dolberg në minutën 49′ të takimit.
Ndeshja ka filluar në ora 20:45 sipas kohës sonë, Evropës së Mesme, ndërsa ndehsja është ndërprerë për rreth 1 orë e 30 minuta dhe ende nuk dihet fati i këtij takimi nëse do të vazhdoj apo nuk do të vazhdoj.
Kujtojmë që skuadra e Nices zhvillon ndeshjen e saj të dytë para publikut të saj, ndërkohë që ka 4 pikë të tubuara nga dy takimet paraprake, me një fitore dhe një barazim, duke u renditur në pozitën e 6. Me fitoren e sontme, Nice do të kalonte në pozitën e dytë me 7 pikë, menjëherë pas PSG-së që ka 9 pikë.