Një ndërprerje kibernetike në lidhje me një problem në firmën globale të sigurisë kibernetike Crowdstrike dhe Microsoft, kanë goditur median, shitësit me pakicë, bankat, linjat ajrore dhe kompani të telekomunikacionit në të gjithë botën këtë të premte.
Crowdstrike lëshoi një mesazh telefonik të regjistruar të premten kur Reuters kontaktoi mbështetjen e saj teknike duke thënë se ishte në dijeni të raporteve të përplasjeve në sistemin operativ Windows të Microsoft në lidhje me sensorin e tij Falcon, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Nuk kishte asnjë informacion që të sugjeronte se ndërprerja ishte një incident i sigurisë kibernetike.