Ndërpriten punimet nga 26 korriku deri më 16 gusht, Specialja në pushime verore

Ndërpriten punimet nga 26 korriku deri më 16 gusht, Specialja në pushime verore

Prokuroria e Specializuar dhe Këshilli i Specializuar i Kosovës, me selinë e saj në Hagë, nga 26 korriku deri më 16 gusht do të kenë pushim veror në punën e tyre.

Sipas këtyre institucioneve, asnjë konferencë statusi, nuk do të mbahet gjatë kësaj periudhe, madje, nuk do merren vendime në procedurë, përveç ndonjë vendimi që rezulton të jetë urgjent.

Gjyqi i parë kundër ish-eprorit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Salih Mustafa është caktuar për 15 shtator.

Gjithashtu edhe tre procedura të tjera paraprake janë duke u zhvilluar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Pjetër Shala, si dhe Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Related Articles