Policia e Kosovës e ka ndërprerë të mërkurën në mbrëmje një dasmë në Hereq të Gjakovës.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Rreth orës 18:30, Policia e ka pranuar informacionin që një dasmë është organizuar në fshatin Hereq të Gjakovës”, tha Gjurkaj.
Sipas tij, policia së bashku me inspektorët e AUV-it ka dalë në vend ngjarje.
“Organizatorit i është shqiptuar gjobë nga inspektorët e AUV-it. Nga ana e Policisë janë shpërndarë të gjithë mysafirët”, tha ai. /Gazeta Enigma/.