Kosova dhe Rumania do të përballen nesër në Nation League.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri‘.
‘Dardanët’ janë maksimalisht të përgatitur për këtë takim, me synime të qarta vetëm për rezultat pozitiv.
Skuadrat kanë zhvilluar sot stërvitjet e fundit para takimit të nesërm.
Stërvitja e Kombëtares së Rumanisë u ndërpre pasi në tribuna u hodhën mjete tymosëse. Stërvitja megjithatë u zhvillua pas disa minutave.
“Ka pasur shqetësim dhe futbollistët rumunë janë kthyer në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie”, shkruan “golazo.ro”.
Kujtojmë që në grup me Kosovën dhe Rumaninë janë edhe Lituania dhe Çipro.