Ndërroi jetë ish-ushtari i UÇK-së, Naim Kerolli

Ndërroi jetë ish-ushtari i UÇK-së, Naim Kerolli

Ka vdekur, Naim Kerolli, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga luftëtarët e parë të lirisë.

Ai ishte pjesë e celulave të para të UÇK-së, duke dhënë gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Gjatë gjithë jetës së tij, Naim Kerolli qëndroi i përkushtuar ndaj idealeve të lirisë, pa bërë zhurmë apo duke kërkuar lavdi për sakrificat e tij.

Kontributi i tij mbeti i heshtur, por i thellë dhe i qëndrueshëm – i njohur dhe i vlerësuar nga ata që e njihnin nga afër.

Related Articles