Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter është ndarë nga jeta sot në moshën 100-vjeçare.
Këtë sipas mediave ndërkombëtare, e ka konfirmuar i biri i tij, Chip Carter, i cili bëri me dije se Carter vdiq në shtëpinë e tij në Plains, transmeton klankosova.tv.
Jimmy Carter njëherit fitues i Çmimit Nobel për Paqen, mbetet një figurë historike e SHBA-së, që jo vetëm udhëhoqi Shtetet e Bashkuara nga viti 1977 deri në 1981, por edhe pas përfundimit të mandatit të tij shërbeu me përkushtim për çështjet humanitare dhe të drejtave të njeriut.
Ai ishte presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, një ndërmjetës i paqes në Lindjen e Mesme në kohën e tij.