Ka ndërruar jetë një zyrtar policor pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth mesditës në magjistralen Mitrovicë – Zveçan.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“I ndjeri ka qenë jashtë detyrës zyrtare, me veturë private. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme. Është në rrugën magjistrale Mitrovicë – Zveçan, që me territor i bie në komunën e Zveçanit” – ka bërë të ditur Hoti.