Ndërron jetë Aleks Gerbi, i arrestuari në rastin e sekuestrimit të 1 ton drogë në Pejë

Ndërron jetë Aleks Gerbi, i arrestuari në rastin e sekuestrimit të 1 ton drogë në Pejë

Në orët e mbrëmjes së sotme (29.10.2024), ka vdekur Aleks Gerbi, 49-vjeçari shtetas i Shqipërisë.

Ai ishte i arrestuar në rastin e sekuestrimit të 1 ton dorgë në Pejë.

Siç raporton Kallxo.com, ai ishte gjetur në gjendje jo të mirë shëndetësore brenda qelisë së tij në Hajvali, ku ishte në paraburgim, ndërsa ka vdekur në Emergjencë, transmeton Gazeta Enigma.

Trupi i pajetë i tij do të dërgohet për obduksion.

Gerbi ishte arrestuar me 27.09.2024 në aksionin anti-drogë në Pejë, në vendin ku u shkatërruan 2,850 bimë narkotike të llojit kanabis sativa e po ashtu u sekuestrua një sasi e madhe e marihuanës së gatshme për të dalë në treg.

Prokuroria e Pejës kishte kërkuar 30 ditë paraburgim për Gerbin, i cili dyshohet për dy veprat penale që dyshohen edhe tre personat tashmë të kërkuar nga Policia.

Gerbi ishte në masën e paraburgimit në Qendrën e Paraburgimit të Hajvalisë. /Gazeta Enigma

Related Articles