Ndërron jetë anëtari i kryesisë së klubit të futbollit Trepça’89

Ndërron jetë anëtari i kryesisë së klubit të futbollit Trepça’89

Ka ndërruar jetë Enver Ademi – Veli., anëtar i kryesisë së klubit të futbollit, Trepça ’89, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e Ademit e ka dhënë bashkëshortja e të ndjerit përmes një postimi duke shprehur dhimbjen dhe mërzinë e saj dhe të familjes.

“Enver (veli) Ademi ,na le femijet, mua , familjen. Shkove ne rinen tende , tu shuane ëndërra i le mbrapa qe doje ti realizoje , por Perenderia te begatoft me Xhennetin Firdeus , Xhenetin Adni !Te Allahut jemi dhe te Ai do te kthehemi !Te kujtojm me mall Melosi,Aniku Une dhe familja!”, ka shkruar ajo.

Familja njofton se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më datë 21.08.2023 me namazin e drekës në varrezat e qytetit në Shipol.

Veli ka qenë pjesë e kryesisë së KF Trepça’89, dhe përgjegjës për fushën me bari sintetik “Erion Kajtazi” tek Liqeni Akumulues.

Klubi dhe presidenti Abedin Zeka kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

Postimi i plotë:

Sot pas një sëmundje të shkurtër ndahet nga ne vetëm fizikishtë anëtari jonë i Kryesisë.

Enver VELI Ademi

Veli ka qenë personi përgjegjës për objektin dhe fushën me bari sintetik afër Liqenit Akumulues.

Veli do të mbahet në mend si një punëtor i palodhur por mbi të gjitha i Dashur dhe i afërtë për të gjithë.

Në emër timin Personal por edhe në emër të KF TREPÇËS’89 FC

FAMILJES dhe gjithë Farefisit Ju shprehim ngushëllimet më të Sinqerta.

Me dhimbje të madhe

Presidenti i KF TREPÇËS’89 FC

Z. Abedin Zeka

Related Articles