Ndërron jetë biciklisti që u godit nga vetura në Vushtrri

Ndërron jetë biciklisti që u godit nga vetura në Vushtrri

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur më 12 korrik 2025, në rrugën “Faruk Beqiri” në komunën e Vushtrrisë, ku një biciklist 64-vjeçar pësoi lëndime të rënda trupore pas përplasjes me një automjet, dhe ndërroi jetë pas 17 ditësh trajtim në QKUK.

Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti kishte ndodhur rreth orës 17:20, kur sipas hetimeve paraprake, biciklisti Rrahim Morina, rreth 64-vjeçar, kishte hyrë në vendkalimin për këmbësorë pa u siguruar paraprakisht, duke u përplasur me një veturë të tipit Peugeot ngjyrë e zezë.

Menjëherë pas aksidentit, viktima ishte dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë dhe më pas ishte transferuar në QKUK-Prishtinë, ku mbeti nën kujdes intensiv deri më 29 korrik 2025, kur rreth orës 20:00, mjekët konfirmuan ndarjen e tij nga jeta.

Drejtuesi i veturës, F.S., rreth 73-vjeçar, është identifikuar si person i përfshirë në rast, ndërsa hetimet për ngjarjen janë duke u zhvilluar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, Mitrovicë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe trupi i pajetë i viktimës është liruar për familjarët. Rasti mbetet nën hetime.

Related Articles