Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare Burrnesha e Durrësit, raporton Gazeta Enigma.
Diana Rakipi ose Lali, siç e thërrisnin, kishte humbur kontaktet me të afërmit. Pas njoftimit që ata kanë bërë, zjarrfikësit kanë gjetur të pajetë në banesën ku jetonte.
Për shumë vite me radhë ajo është kthyer në një personazh të dashur për mediat kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare, që kanë shfaqur interes të mësojnë më shumë për jetën e saj.
Lali u betua për t’u kthyer në burrneshë gjatë kohës që Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist. Apeli i saj i vazhdueshëm për gratë dhe vajzat ishte: “Bëhuni të zonjat e vetes merreni fatin tuaj në dorë dhe mos u dorëzoni kurrë përballë asgjëje”