Ndërron jetë Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb

Ndërron jetë Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb

Ka ndërruar jetë Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër regjimit Sllobodan Millosheviqit.

Për lajmin kanë njoftuar familjarët e tij.

“Të dashur familjarë, miq e shoqëri. Mbrëmë na la lamtumirën e fundit baba jonë, Faik Rexhepi. Varrimi i tij është sot me 24.02.2025 në ora 15:00 te Varrezat e lagjes së Arbërisë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Pas vdekjes ka reaguar edhe deputeti, Shaip Kamberi, i cili ka shkruar në Facebook se Faik Rexhepi u bë simbol i rezistencës kundër aparteidit serb në Kosovë, duke lënë pas një trashëgimi të guximit dhe qëndresës.

“Sot, në Prishtinë, do t’i jepet lamtumira e fundit, por heroizmi dhe fryma e tij do të jetojnë përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Në gusht të vitit 1990, preshevari Faik Rexhepi, cili punonte në “Ferronikel” të Drenasit, bashkë me kolegë kishin ardhur në kryeqytet që ta presin delegacionin e kongresit amerikan.

Para hotelit “Grand” policia serbe kishte ndërhyrë brutalisht, duke shpërndarë turmën, por Faik Rexhepi nuk kishte luajtur vendi.

Pak vite më parë pikërisht në vendin ku ai protestoi u vendos një skulpturë që u quajt “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij. /Gazeta Enigma

Related Articles