Ndërron jetë pensionistja më e vjetër në Kosovë, ishte 115-vjeçe

Ndërron jetë pensionistja më e vjetër në Kosovë, ishte 115-vjeçe

Ka ndërruar jetë sot, njëra ndër gratë më të moshuara në Kosovë.

Xhezide Gërxhaliu e cila vinte nga Mitrovica, jetoi plotë 115 vjet.

Ajo pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, u dërgua nga famiiljarët në spitalin e Mitrovicës ku edhe ndërroi jetë.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, (ditë e hënë) me fillim nga ora 12:00.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Gërxhaliu para më shumë e një viti ishte vizituar në shtëpinë e saj edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke u njohur kështu si pensionistja më e vjetër në Kosovë. /Gazeta Enigma

Related Articles