“Ndeshja historike”, në këto kanale transmetohet ndeshja Moldavi-Shqipëri

“Ndeshja historike”, në këto kanale transmetohet ndeshja Moldavi-Shqipëri

Shqipëria sot nga ora 18:00 do të ndeshet me Moldavinë në njërën nga dy “finalet” e mbetura në kuadër të kualifikimeve të “Euro 2024”.

Kuqezinjve iu duhet vetëm një pikë nga ky takim në mënyrë që të kualifikohet në Kampionat Evropian për herë të dytë në histori të kombëtares.

E “finalja” për Shqipërinë do të transmetohet në dy kanale televizive shqiptare, “SuperSport 2” dhe “Art Sport 1”.

Shqipëria ka 13 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se Çekia e dyta dhe tri më shumë se Polonia.

Moldavia është e katërta me nëntë pikë.

Related Articles