Ndeshja Llapi – Drita, ky është çmimi i biletave

Ndeshja Llapi – Drita, ky është çmimi i biletave

Një ndeshje shumë joshëse luhet të dielën ku ndeshen Llapi e Drita në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Interesimi për këtë takim shumë të rëndësishëm për të dyja skuadrat është i madh, andaj Llapi sot ka dal me jë njoftim për çmimin e biletave.

“Përshkak të mbështetjes së madhe të ofruar në ndeshjen ndaj Prishtinës, ju njoftojmë se Kryesia e klubit ka bërë ulje të çmimit të biletave (2 Euro në të gjitha zonat) për ndeshjen ndërmjet KF Llapi dhe FC Drita të cilat mund t’i bleni në dy pika të shitjes: Biletaria 1 e cila është e vendosur nga hyrja për zonën e perëndimit dhe Biletaria 2 e cila është e vendosur nga hyrja për zonën e veriut (hyrja zyrtare).

Çmimet e biletave vijojnë të jenë të njëjta në të gjitha sektoret: 2 Euro

Ndeshja ndërmjet Llapit e Dritës zhvillohet nesër me fillim nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”

Në foton e mëposhtme mund të orientoheni për hyrje në stadium!”, ka shkruar KF Llapi.

Related Articles