Ndeshja miqësore ndërmjet Spanjës dhe Portugalisë përfundon pa fitues

Ndeshja miqësore ndërmjet Spanjës dhe Portugalisë përfundon pa fitues

Spanja dhe Portugalia kanë zhvilluar ndeshjen miqësore mes tyre që është mbyllur pa fitues 0-0.

Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve ishte e fortë, siç janë zakonisht ndeshjet mes tyre.

I pari rrezikoi Marcos Llonente për Spanjën, ndërsa Portugalia u kundërpërgjigj me Jose Fonte që shënoi por goli u anulua për goditje dënimi.

Rastin e fundit në pjesën e parë e kishte Ferran Torres që nuk arriti të shënojë nga afër.

Në pjesën e dytë rastet ishin më të shumta, ku Spanja e nisi furishëm duke rrezikuar me Alvaro Morata dhe Pablo Sarabian.

Portugalia kishte rastet e veta, kur Diogo Jota rrezikoi, por mbi portë. Rast të mirë kishte edhe Cristiano Ronaldo, që goditi bukur, por jashtë.

Në fundin e lojës Spanja ishte më e mirë, sidomos me Moratan, ku goditja e tij goditi shtyllën.

Të dy skuadrat duhet të kënaqen me barazim para ndeshjeve zyrtare në Euro 2020. 

Related Articles