Pas sulmeve terroriste ndaj Izraelit, janë vënë në dyshim ndeshjet e Kombëtares izraelite në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Zvicra ishte paraparë të udhëtonte në Tel Aviv të enjten e ardhshme, derisa më 15 tetor Izraeli pritej të luante në “Fadil Vokrri”.
Federata zvicerane tha se ishte në kontakt me UEFA-n, policinë federale zvicerane dhe ambasadën zvicerane në Izrael.
“Me keqardhje të madhe kemi marrë parasysh situatën në Izrael dhe sulmet me raketa të natës”, thuhet në një deklaratë të shoqatës.
Por, për shtyrjen e ndeshjes vendimi i takon UEFA-s.
Pas sulmeve masive nga Rripi i Gazës, ushtria izraelite shpalli gjendjen e luftës të shtunën.