Ndezi zjarrin për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore, vdes 75-vjeçari

Ndezi zjarrin për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore, vdes 75-vjeçari

Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi.

I moshuari dyshohet se kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore në Sukth të Durrësit.

Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe i ndjeri në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë, raporton tvklan.al, transmeton Gazeta Enigma.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles