Është gjetur një shënim ku i dyshuari për vrasjen e 11 personave në Graz të Austrisë e ka shkruar para kryerjes së aktit.
Siç raporton gazeta austriake Krone, përgjatë kontrollit policia ka gjetur një shënim në shtëpinë që besohet të jetë e tij, ku ka thënë se ndihej i ngacmuar (bullizuar).
Autori është Artur A., 21-vjeçar.
Numri i të vdekurve pas sulmit me pistoletë dhe pushkë gjahu ka shkuar në 11.
Në mesin e të vrarëve është edhe një 15-vjeçare nga Kosova, Lea Bajrami.
Familjarët e viktimës njoftuan për lajmin e hidhur përmes një postimi në “Facebook”.