Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, “BigBrother” u rikthye, por tani në një format tjetër, me personazhe të njohura ‘VIP’.
Situata brenda shtëpisë është e tensionuar që nga momenti kur filloi debati në mes Donaldit dhe Ilirit.
Aktorja nga Tropoja, Arjola Demiri kërkoi nga dyshja që të ulin tonet e zërit pasiqë nuk ndihej mirë, por që ata nuk e ndëgjuan dhe gjendja e aktorës u përkeqësua.
Arjola u largua nga pjesa e banorëve në gjendje jo të mirë, e që u desh të intervenonin mjekët për të kontrolluar gjendjen e saj.
Kjo nuk është hera e parë që kërkohen mjekët brenda shtëpisë, kujtojmë se edhe javën e shkuar pas natës së spektaklit gjendja shëndetësore e këngëtares Fifi u përkeqësua dhe intervenuan mjekët.
/Gazeta Enigma/