Ndizen sirenat në Tel Aviv, pas disa muajsh Hamasi lëshon raketa

Ndizen sirenat në Tel Aviv, pas disa muajsh Hamasi lëshon raketa

Ushtria izraelite, tha se sirenat janë lëshuar në Tel Aviv dhe pjesë të izraelit qendror të dielën.

Kjo shënon herën e parë që raketat janë hedhur në qytet që nga fundi i janarit.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, tha të dielën se tetë raketa u hodhën nga zona Rafah në jug të Gazës dhe kishin kaluar në Izrael.

IDF tha se “një numër predhash” ishin kapur.

Hamasi mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ata kishin shënjestruar Tel Avivin me një “breshëri të madhe raketash” në përgjigje të “masakrave izraelite kundër civilëve”, raporton CNN.

Sulmi tregon se Hamasi ruan aftësinë për të lëshuar raketa me rreze të gjatë, pavarësisht shtatë muajve të ofensivës izraelite në Gaza.

Related Articles