Adam Kadyrov, djali i liderit çeçen Ramazan Kadyrov, është emëruar si vëzhgues në një batalion të ri që është pjesë e forcave të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
16-vjeçari pak kohë më parë u shfaq përmes videove duke rrahur brutalisht me grushte e shqelma një person i cili ishte burgosur nën akuzat se ka djegur librin e shenjtë, Kuranin.
Kjo video pati nxitur reagime të ashpra, teksa Ramzan Kadyrov ishte shprehur krenar për djalin e tij të cilin e respektonte për arritjen e “idealeve të nderit, dinjitetit dhe mbrojtjes së besimit të tij për të rriturit”.
Adam Delimkhanov, i cili kryeson degën çeçene të Gardës Kombëtare ruse dhe është gjithashtu anëtar i parlamentit rus, tha të martën se i riu Kadyrov ishte emëruar kurator, ose vëzhgues i batalionit.
“Ky emërim ishte një rezultat i natyrshëm i shërbimeve të rëndësishme të Adamit në ruajtjen e vlerave fetare, familjare dhe kulturore të popullit tonë”, tha Delimkhanov, i cili konsiderohet zyrtari i dytë më i lartë i Çeçenisë pas Kadyrovit.