Skuadra e Bochum pësoi një humbje 2 me 3 ndaj Stuttgart, e vlefshme për raundin e 27-të në Bundesliga.
Pas përfundimit të ndeshjes, Reimann portieri i Bochum pati një moment të sikletshëm me një tifoz. Ai u kap me të dhe befsoi të gjithë shikuesit tjerë.
U dashtë intervenimi i policëve civil për ta ndalur një rrahje të madhe, pasi aty u përfshinë dy apo tre tifozë tjerë.
Bochum gjatë këtij sezoni në 27 ndeshje ka grumbulluar 26 pikë dhe humbja ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesë ishte goxha e rëndë për tifozët.