Babë e bir në komunën e Shtimes kanë hasur në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin për blerjen e një veture.
Djali ka kanosur verbalisht babain e tij pasi nuk kanë rënë dakord për blerjen e një veture dhe me urdhër të prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
Shtime 07.05.2022-23:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, babanë e tij rreth blerjes së një veture e kishte kanosur verbalisht atë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
/Gazeta Enigma/