Ndodhi edhe kjo: Shqiptari i kafshon veshin klientit për t’ia vjedhur 50 euro

Ndodhi edhe kjo: Shqiptari i kafshon veshin klientit për t’ia vjedhur 50 euro

Një shqiptar në Itali është vënë në pranga pasi sulmoi një klient në një bar, pasi donte që t’i vidhte një sasi parash.

Mediat në vend raportojnë se për 50 euro, shqiptari i kafshoi klientit në lokal veshin.

Incidenti ka ndodhur në Trento ndërsa thuhet po ashtu se pasi i kafshoi veshin, shqiptari e goditi burrin me grusht dhe i shtrëngoi qafën derisa ai humbi ndjenjat.

Në ndihmë të klientit kanë ardhur punonjës të barit, ndërsa shqiptari ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Agjentët, të koordinuar nga Prokuroria Publike e Trentos, pas një hetimi të shkurtër kapën grabitësin, e arrestuan dhe e dërguan në burg.

Related Articles