“Ndoshta mund ta zgjoja, por gruaja e tij s’më lejoi”, rrëfimi prekës i mikut të Schumacher

“Ndoshta mund ta zgjoja, por gruaja e tij s’më lejoi”, rrëfimi prekës i mikut të Schumacher

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, vazhdon të qëndrojë larg syrit të publikut që nga aksidenti i rëndë me ski në dhjetor 2013.

Por një rrëfim i ri ka dalë në dritë: gruaja e tij, Corinna, ka refuzuar ndihmën e ofruar për të ndihmuar në rikuperimin e tij, sipas një deklarate të ish-pilotit italian, Riccardo Patrese.

Në një intervistë për Listofsweepstakescasinos.com, Patrese tha se kishte propozuar të vizitonte Schumacherin për të ndihmuar me një “zë të njohur”, duke besuar se kjo mund të kishte një efekt pozitiv në gjendjen e tij.

“E dija që ndonjëherë, kur dëgjojnë një zë të njohur, disa pacientë zgjohen. I kërkova Corinnës nëse mund të shkoja atje, të ndihmoja nëse mundesha. Por ata më thanë ‘jo, faleminderit’. Ajo më tha se nuk ishte momenti – por ai moment nuk erdhi kurrë,” tha Patrese.

Prej më shumë se një dekade, Corinna Schumacher ka mbajtur një profil të ulët dhe ka krijuar një botë tërësisht private për Michaelin, ndërsa ai vijon trajtimin në shtëpinë e tyre luksoze në Zvicër, pranë liqenit të Gjenevës.

Një akt i vogël publik pas 12 vitesh heshtje

Megjithëse gjendja e saktë shëndetësore e Schumacher mbetet mister, kohët e fundit ka pasur një shenjë të rrallë shprese: ai nënshkroi një helmetë të legjendës së motorsportit Sir Jackie Stewart, bashkë me shumë pilotë të tjerë.

Nënshkrimi – “M.S” – besohet se është bërë me ndihmën e Corinnës dhe përbën aktin e tij të parë publik që nga aksidenti.

“Ishte një moment emocional”, tha ish-shoku i tij te Benetton, Johnny Herbert. “Nuk kemi parë diçka të tillë prej vitesh. Ndoshta është një shenjë se Michael po përmirësohet. Shpresojmë ta shohim sërish në paddock.”

Një jetë larg publikut

Aktualisht, vetëm disa persona shumë të afërt – përfshirë ish-shefin e Ferrarit Jean Todt, ish-pilotët Felipe Massa dhe Luca Badoer, si dhe menaxheren e gjatë Sabine Kehm – janë në dijeni të gjendjes së tij reale.

Së fundmi, Schumacher u bë edhe gjysh për herë të parë, pasi vajza e tij Gina solli në jetë një vajzë, Millie. Raportohet se Michael udhëtoi nga vila e familjes në Majorka drejt Zvicrës për të qenë pranë vajzës para lindjes.

Ndër vite, disa miq dhe figura nga bota e garave – përfshirë edhe legjendën Eddie Jordan – janë përpjekur të ofrojnë ndihmë, por shumica e përpjekjeve janë refuzuar për të mbajtur jetën e Schumacherit plotësisht private dhe të mbrojtur nga publiku.

Related Articles