Lojra virtuale Counter Strike GO ka pësuar disa ndryshime të cilat do të barten edhe të lojtarët joprofesionistë.
Siç njofton HLTV, njëri nga terrenet më ikonike i kësaj lojë “De dust 2” nuk do të jetë më i qasshëm.
Në vend të tij është krijuar një “map” i ri i quajtur “Anubis”.
Zhvilluesit gjithashtu bënë rregullime në AWP dhe M4A1-S. Madhësia e karikatorit të pushkës snajper është zvogëluar nga 10 në pesë plumba, dhe pushka popullore CT tani bën më pak dëme në distancë të gjatë.
Ndryshimet në M4A1-S vijnë pasi komuniteti ka kërkuar prej kohësh nerfin e tij. Valve e rregulloi armën për herë të fundit në qershor, kur madhësia e karikatorit të saj u zvogëlua nga 25 në 20 plumba.
Mbetet të shihet nëse ky modifikim do të jetë i pëlqyer nga lojtarët.