Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), ka publikuar çmimet maksimale të derivateve të naftës për sot, raporton Gazeta Enigma.
Nafta (dizel) ka shënuar ulje për 1 cent krahasuar me një ditë më parë, duke zbritur nga 1.64 euro në 1.63 euro për një litër. Nga ana tjetër, benzina është shtrenjtuar për 1 cent, duke arritur në 1.40 euro për një litër, derisa një ditë më parë ishte 1.39.
Çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes në vend.
