Ka ndryshuar përsëri vendimi për lokacionin e ndeshjes në mes të Prishtinës dhe Lirisë.
Pasi u njoftua se ndeshja do të luhet në “Fadil Vokrri”, Prishtina tani ka dalë me një njoftim të ri.
Sipas tyre, është arritur marrëveshje që ndeshja do të luhet në në fushën e Kompleksit Nacional në Hajvali.
Prishtina ka njoftuar se të gjitha ndeshjet tjera do t’i zhvilloj në stadiumin “Fadil Vokrri”.