Në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ditë pushimi

Në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ditë pushimi

Të enjten do të shënohet 14 vjetroi i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për nder të kësaj feste do të jetë ditë pushimi.

Kështu thuhet në njoftimin të cilin Ministria e Punëve të Brendshme u ka dërguar punonjësve në institucionet shtetërore.

“Të nderuar/a nëpunës/e të Administratës Publike të Republikës së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për nder të festës së Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, për nëpunësit e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, ditë pushimi do të jetë e enjte 17 shkurt 2022”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kujtojmë se Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008, dhe deri më sot është njohur nga shumë shtete të ndryshme të botës.

Shteti i fundit që ka njohur Pavarësinë e Kosovës është shteti i Izraelit i cili zyrtarizoi njohjen e shtetit tonë më 1 shkurt 2021./Gazeta Enigma/

Related Articles