Plotë gjashtë herë iu shtrenjtua energjia elektrike qytetarëve të Kosovës, që nga viti 2007, kurse iu lirua vetëm një herë.
Kjo më 2017, kur Zyra e Rregullatorit për Energji e uli çmimin për 3.55%, pas heqjes së barrës ndaj konsumatorëve për pagesën e rrymës në veri të vendit dhe u hoqën bllok tarifat.
Vetëm bizneseve iu lirua rryma edhe tri herë tjera.
Për dallim nga bllok tarifa e tanishme, struktura e parë tarifore e 2007 ishte e ndarë në tri blloqe, deri në 200kilovatë, deri në 600 dhe mbi këtë nivel, e ndarë në periudha dimërore dhe veriore.
Çmimi fillestar i sezonit të ftohtë kushtonte 3.47 cent për kilovat, kurse i atij të nxehtë, 2.49 cent. Blloku më i shtrenjtë ishte 8.43 cent për dimër dhe 6.06 cent për verë.
Kësaj strukture i hipi çmimi në mot për 5%, kurse më 2009, 2.5%. Rritje më të madhe prej 8.9% pati tri vjet më vonë.
Rryma u shtrenjtua edhe më 2014, për 4.57%, për të mos ndryshuar më deri sivjet. Vendimi i së martës i ZRRE-së shënon rritjen më të madhe, pasi çmimi i kilovatëve mbi bllok tarifën 800 kilovatë, po thuajse u dyfishua.
Ndërsa harxhimet nën këtë nivel kanë mbetur të njëjta sikur para tetë vjetësh.