Në 24-vjetorin e vrasjes, LDK kujton avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij

Në 24-vjetorin e vrasjes, LDK kujton avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti, bashkë me anëtarë të Kryesisë e struktura të LDK-së, kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar jetën e veprimtarit të madh, Bajram Kelmendi dhe djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.

“Ky krim i tmerrshëm i kryer nga forcat serbe në Prishtinë – në natën e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet Jugosllave – vazhdon të mos gjejë ndëshkueshmërinë e kërkuar tash e 24 vjet. Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë në përpjekje të pashtershme për të denoncuar krimet e kohës nga regjimi i Millosheviçit dhe forcat serbe mbi popullsinë shqiptare në Kosovë. Familja Kelmendi do të kujtohen gjithmonë me nderim të veçantë për sakrificën e madhe në altarin e lirisë. LDK dhe Republika e Kosovës do t’i mbajë në kujtesë e nderim të përhershëm Bajramin, Kastriotin e Kushtrimin”, thuhet në njoftim.

Related Articles