Sot u bënë 27 vjet nga Masakra e Izbicës, njëra ndër më të rëndat që kreu Serbia në Kosovë.
Qytetarë të shumtë dhe figura politike vizituan varrezat e 147 të vrarëve të kësaj masakre.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin politikanë nga Partia Demokratike e Kosovës: Sami Lushtaku, Përparim Gruda, Vlora Çitaku dhe Sala Jashari.
