Në ambasadën e Kosovës në Berlin vendosen mbishkrime me përmbajtje shoviniste serbe, deklarohet MPJD

Në ambasadën e Kosovës në Berlin vendosen mbishkrime me përmbajtje shoviniste serbe, deklarohet MPJD

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë të ditur se ditën e sotme, në ambientet e jashtme të ambasadës së Kosovës në Berlin, janë vendosur etiketa fyese dhe me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit.

Në njoftimin e MPJD-së, shtohet edhe se, mbishkrimet e vendosura përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi” dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.

Tutje, shtohet edhe se, ambasada i ka njoftuar autoritetet kompetente gjermane, dhe se, policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve.

Njoftimi:

Reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se sot, në ambientet e jashtme të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, janë vendosur etiketa fyese dhe me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit.

Mbishkrimet e vendosura përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi” dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.

Menjëherë pas identifikimit të këtij akti, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar autoritetet kompetente gjermane. Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve.

Related Articles