Në Austri hapet panairi i bizneseve shqiptare

Në Austri hapet panairi i bizneseve shqiptare

Për të pestën herë në Vjenë është duke u mbajtur panairi i bizneseve shqiptare në Vjenë, i organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri.

Në këtë panair po marrin pjesë kompani nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina nga disa sektorë si ndërtimtaria, IT, gastronomia, patundshmëria e fusha të tjera.

Përveç prezantimeve te prodhimeve vendore, në këtë panair do të mbahen edhe takime B2B për të forcuar bashkëpunimin dhe për të rritur eksportin e prodhimeve shqiptare në tregun e BE së.

Kryetari i Rrjetit Global të Biznezeve Shqiptarë në Austri, Yll Blakaj, thekson për RTK-në, se ky panair është bërë traditë si dhe është një mundësi shumë e mirë për të gjitha bizneset nga Kosova, Shqipëria, Lugina, Mali i Zi, binzneset shqiptare nga Austria dhe shumë shtete të Evropes ku ato mund të njihen me njeri tjetri, të shkëmbjenë kontakte dhe të fillojnë bashkëpunimet biznesore, duke synuar kështu rritjen e bashkëpunimit dhe lehtësimin e plasimit të  prodhimeve në tregun evropian.

Related Articles