Në autostradën “Ibrahim Rugova” vetura godet derrat e egër (VIDEO)

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në fshatin Duhel të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Aksidenti ka ndodhur pasi në rrugë ka dalë një tufë derrash të egër, teksa lëndime ka marrë ngasësi i makinës, bën të ditur policia.

“Nga informacionet që kemi nga terreni, ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ km-39 në Duhel, një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe, sipas informacioneve qe kemi deri tash, gjendja e tij është stabile”, ka thënë Luljeta Mehmeti nga zyra për informim.

Më tej, bëhet e ditur se derrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes nga shoqata e gjuetarëve, ndërsa rruga është hapur plotësisht për qarkullim rreth orës 21:30./Gazeta Enigma/

Related Articles