Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë, jo vetëm për nga organizimet zyrtare nga federatat e ndryshme por edhe për nga organizimet vullnetare nga futbolldashësit.
Në Kosovë turniret në futboll të vogël nuk janë ndalur asnjëherë, organizime vullnetare ka pasur dhe ka secilin vit në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës, një numër i madh i organizimeve mbahen për nder të deshmorëve, ndër të ditës së çlirimit, për nder të ngjarjeve të ndryshme, por e përbashkëta e tyrë është se bashkojnë shumë futbolldashës, shumë lojtarë, e shumë ekipe.
Të tilla janë dy organizimet që sapo kanë filluar, Turniri në fshatin Beguncë të Komunës së Vitisë dhe Turniri Tradicional “Sadik Ramadanaj” në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës.
Turniri “2 Korriku-Beguncë” mbahet për ndër të Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990, që nga atëherë ky turnir është ndërprerë vetëm dy herë, njëherë për shkak të luftës dhe një herë për shkak të pandemisë, këtë vit është turniri jubilar sepse shënon vitin e 30-të të organizimit. Për 30 vite më radhë të rinjë, burra e të moshuar nuk u ndalën së organizuari dhe tashmë kjo ngjarje në këtë fshat ka arritur nivelin e bartjes së organizimit ndër gjenerata.
Një nga ata që morrën pjesë në organizimet e para ka qenë edhe i kryetari i tashëm i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Këtë vit janë rreth 50 ekipe pjesëmarrëse nga qytete të ndryshme të Kosovës, të përbëra nga lojtar profesionistë, madje ka edhe ekipe nga Maqedonia.
Turniri Tradicional “Sadik Ramadanaj” në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës ka filluar në vitin në 2014 më emër tjetër por në vitin 2015 vdes njëri nga kontributdhënësit e organizimit, dhe nga viti 2016 ngjarja e merr emrin e tij, edhe ky turniri është duke u rritur nga viti në vit si për nga shikueshmëria ashtu edhe për nga numri i ekipeve pjesëmarrëse.
Këtë vit është shënuar numri më i lart i ekipeve pjesëmarrëse, 64.
E veçanta e këtij turniri është se pos transmetimit live në FACEBOOK të secilës ndeshje, transmetimi bëhet edhe në televizion përmes platformës VISTA.
Ka ekipe dhe ka lojtar që janë duke marrur pjesë në të dy turniret.
Shikueshmëria, serioziteti i mbarvajtjes së rregullave të lojës, puna vullnetare, entuziazimi i të rinjëve janë jashtëzakonisht të larta. Gjithashtu edhe Komunat respektive ndihmojnë në organzimin e këyre turnirëve.