Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, është mbajtur një concert, ku ka kënduar këngatari Deon Vuniqi.
Në faqen zyrtare të SHKK’së janë publikuar edhe pamje nga ky aktivitet.
“Përfshirja e të miturve në aktivitete kulturore, të miturve u lehtëson stresin, shkarkon energjitë negative, rritë humorin, përmirëson kujtesën dhe normalizon jetën e përditshme në qendër. Me rastin e mbajtjes së koncertit, në shenjë falënderimi për solistin e ri, Deon Vuniqi, drejtori i Qendrës Korrektese të Lipjanit, Ali Gashi, ndau mirënjohje”, thuhet në njoftim.