Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS) ka publikuar së fundmi hulumtimin se cilat nga fushat në Kosovë kanë pësuar ngecje gjatë qeverisjes Kurti.
Sipas votave të publikut, fusha e parë që ka më së shumti ngecje në Kosovë është ekonomia me 30 për qind, përcjell Klankosova.tv.
Me 19.30 për qind dhe të dytat radhiten fusha e arsimit dhe shëndetësisë.
Marrëdhëniet ndërkombëtare vijnë me radhë me 14.4 për qind, pastaj bujqësia renditet me 6.70 për qind, energjetika me 6.60 për qind dhe sundimi i ligjit me 2.60 për qind.
Ky hulumtim është duke u diskutuar dhe analizuar përndryshe në Rubikon me Adriatik Kelmendin.