Në depon farmaceutike të Ministrisë së Shëndetësisë iu ka skaduar afati insulinave të cilat kushtuan mbi 36 mijë euro.
Zyra Kombëtare e Auditorit gjatë ekzaminimeve fizike në depon qendrore të Ministrisë së Shëndetësisë, janë gjetur 14 mijë e 220 insulina me afat të skaduar.
Këto insulina i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 36 mijë e 261 euro. Zyrtarët përgjegjës të depos së MSH-së janë arsyetuar me mungesën e kërkesave për furnizim.
“Gjatë ekzaminimit fizik, në depon qendrore të barnave të Ministrisë së Shëndetësisë kemi vërejtur barna me afat të skaduar në vlerë 36,261€ (insulinë 14,220 copë). Sipas zyrtarëve të Divizionit të Farmacisë në ministri barnat nuk janë shpërndarë në mungesë të kërkesës nga njësia kërkuese”, thuhet në raportin e ZKA-së.
Auditori ka thënë se skadimi i afatit të barnave ndikon në humbjen financiare të MSH-së, si dhe kërkon kosto shtesë për asgjësimin e tyre, andaj është kërkuar planifikim më i mirë, shkruan Gazeta Shneta.
Kujtojmë se në Kosovë ka pasur mungesë të insulinave për disa muaj, pasi MSH nuk arriti të bëj furnizimin me kohë.