Në dhjetor pritet lansimi i Xiaomi 12 dhe Xiaomi 12X

Në dhjetor pritet lansimi i Xiaomi 12 dhe Xiaomi 12X

Lansimi i Xiaomi 12 dhe Xiaomi 12X mund të bëhet në dhjetor, sipas një rrjedhje të re që sugjeron se seria e ardhshme e ‘smartfonëve’ të nivelit të lartë të kompanisë mund të zbulohet në javët e ardhshme.



Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Xiaomi 12 dhe Xiaomi 12X pritet të kenë ekrane të lakuar.

Megjithatë kompania ende nuk ka publikuar detaje zyrtare në lidhje me specifikimet dhe çmimin.

Rrjedhjet e mëparshme kanë sugjeruar se Xiaomi 12 mund të lansohej në një ngjarje në dhjetor, por një raport i ri sugjeron se kompania mund të lansojë gjithashtu edhe Xiaomi 12X së bashku me produktin kryesor të kompanisë, si pasardhës të mundshëm të Mi 11X i cili u lansua vitin e kaluar. /Gazeta Enigma.

Related Articles